Juventusi arrin marrëveshje me Benitezin?

Zonja e Vjetër sapo ka shkarkuar trajnerin Ciro Ferrara dhe në pozitën e trajnerit ka angazhuar Alberto Zaccheronin, i cili do ta drejtojë Juven deri në fund të sezonit, ndërsa Independent njofton se përfaqësuesit e skuadrës më të madhe italiane kanë arritur marrëveshje me trajnerin spanjoll, i cili do të vijë në krye të bardhezinjve pas mbarimit të sezonit aktual.
Në mars të vitit të kaluar Benitez nënshkroi kontratë, e cila e lidh me Liverpoolin deri në vitin 2014, mirëpo paraqitjet e dobëta të Të Kuqve këtë sezon, do të mundësojnë prishjen e kontratës së tij. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































