Juventusi planifikon ta nxjerrë në shitje Cristiano Ronaldon në verën e ardhshme – raporton AS.

Në bazë të njoftimit, Zonja e Vjetër planifikon të nxjerrë një shumë të caktuar nga shitja e superyllit portugez një vit para se t’i skadojë kontrata e tij.


Ronaldo do t’i mbushë 36 vjet në muajin shkurt, ndërsa ekspertët e Juves konsiderojnë se është e rrezikshme zgjatja e kontratës së tij.

crsitiano 1 (Foto: Instagram/cristiano)

Përkundër formës fantastike që vazhdon ta ketë, rroga e majme e CR7 konsiderohet e pajustifikueshme nëse zgjatet më shumë.

Portugezi iu bashkua Bianconerëve në vitin 2018 nga Real Madridi për një shumë prej më shumë se 100 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app