Oferta e parë e Bianconerëve për gjermanin u refuzua, ndërsa klubi nga Bundesliga ka thënë se nuk planifikon ta shesë lojtarin.

Sidoqoftë, Tuttomercato dhe faqja e Gianluca Di Marzios raportojnë se në ditët në vijim Zonja e Vjetër do ta shtrojë ofertën tjetër.


Massimiliano Allegri e ka bërë të qartë se dëshiron një ‘trequartista’ (mesfushor që luan prapa sulmuesve) këtë verë.

Me transferimet e reja, Juve po përpiqet ta kompensojë largimin e Andrea Pirlo, Arturo Vidal e Carlos Tevez. /Telegrafi/

telegrafi sport app