LAJMI I FUNDIT:

Juve ju besojmë por edhe i lexojmë

Juve ju besojmë por edhe i lexojmë
Abdirahim Idrizi

Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Akademikët, krijuesit, shkrimtarët, nuk provuan të na shpjegojnë gabimet apo vlerat tona, nuk i përgjigjen të vërtetës së jetës së tyre, por edhe jetës sonë. Ata nuk mund të jenë indiferent, s’mund t’i hedhin plotësisht e as t’i përvetësojnë sukseset apo dështimet. Kjo mund të kuptohet kështu.


Indiferenca e juaj, veprat, humanizmi i juaj pretendon të na shikoj si universalë. Ne juve ju besojmë, por edhe dëgjonim e lexojmë Shekspirin, Aligierin, Dostojevkin, Tolstoin, Hegelin, Platonin, Sartrin por këtyre/atyre nuk i duhen filozofët për ta ditur se vetëdija fatkeqe ngatërrohet në mos reagimet e tyre. Kjo është diçka e keqe që na ndodhë, nuk është aspak e mirë, kështu rrënohet sistemi i cili mbështetet mbi eksploatimin dhe keqpërdorimin.

Populli ruhet, mbrohet, forcohet më së miri duke reaguar akademikët, shkrimtarët dhe duke i drejtuar popullin, duke mbrojtur të gjitha të drejtat e çdo bashkëkombësi, pa dëmtuar të drejtat e pjesëtarëve të popujve tjera.

Populli mbrohet duke ndihmuar aktivisht lirinë e kombeve të kërcënuara e të robëruara. Por edhe duke rritur e zgjeruar dijen e duke ngritur vetëdijen. Kombi forcohet duke garantuar lirinë e mendimit dinamik, lirinë e krijimit përparimtar dhe veprimit produktiv.

Populli forcohet me informata për të identifikuar e neutralizuar mashtruesit, keqpërdoruesit, hilexhinjtë dhe kriminelët e të gjitha llojet. Populli mbrohet e forcohet kur me drejtë reagojnë akademikët, krijuesit, shkrimtarët që, duke ngritur cilësinë e vet, forcojnë bashkëpunimin me popullin.

Tash na jemi rreshtuar pas udhëheqësve që nga ne, kërkojnë përgjegjësi, disiplinë, angazhim dhe punë e punë. Kjo kërkesë politikë është e rëndësishme sepse ka të bëjë me udhëheqës, dirigjent, ama kemi një përvojë të hidhur, jo të vogël, për t’u bindur se sa i rëndësishëm është roli i udhëheqësit tonë në politikë.

Është bërë modë që të thuhet se institucionet dhe ligjet i zgjedhin të gjitha problemet, harrohet se janë prishur rregullat e lojës në treg, institucionet nuk funksionojnë me njerëz të zgjuar për keqpërdorim. Argumente për këtë ka sa të duash si në trojet shqiptare, por edhe ato ballkanike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori