LAJMI I FUNDIT:

Azemi prezanton një kompani amerikane, thotë se do të investojë 800 milionë euro

Azemi prezanton një kompani amerikane, thotë se do të investojë 800 milionë euro

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka njoftuar se kompania “American Exploration and Mining LLC” do të investojë 800 milionë euro në Kosovë.

Azemi në një konferencë për medie, tha se paga minimale do të jetë 800 euro për 5 mijë punëtorët që pritet t’i punësoj në Kosovë.


“Në Kosovë kjo kompani po ofron investim prej 800 milionë euro investime. Në këtë projekt në mënyrë direkte parashihen që të jenë të punësuar deri në 5 mijë persona, e që do të thotë paga e tyre minimale do të jetë 800 euro, pra pesë herë më e lartë prej pagës që e kemi këtu”, tha Azemi, përcjell Telegrafi.

Ai paralajmëroi se investimi do t’i përfshijë 15 mijë punëtorë indirekt.

“Përveç punëtorëve që do të kenë ndikim në mënyrë direkte, kemi edhe deri 15 mijë punëtorë që do të janë në mënyrë indirekte dhe paga minimale e tyre do të jetë 500 euro”, paralajmëroi ai.

Në fund, Azemi theksoi se kjo kompani do t’i jep 20 milionë euro për Qeverinë e Kosovës.

“Kjo kompani për Qeverinë e Kosovës ka paraparë që për Ministrinë e Inovacionit t’i jap 1 milion dollarë dhe 1 milion dollarë për Ministrinë e Infrastrukturës, gjegjësisht në rregullimin e trenave. Po ashtu, janë paraparë 20 milionë euro për te ndihmuar Qeverinë e Kosovës”, përfundoi Azemi. /Telegrafi/