Justin Timberlake ka ngritur shqetësime të mëdha mes fansave pas disa paraqitjeve të fundit në turneun e tij botëror “Forget Tomorrow”, ku shumë prej tyre e kanë quajtur këngëtarin "të lodhur" dhe performancën e tij "të vakët" dhe "të pasinqertë".

Gjatë koncertit të parafundit në Georgia, 44-vjeçari u kritikua për mungesë energjie, për sinkronizim buzësh dhe për mungesë të vokalit të drejtpërdrejtë.


Fansat kanë shpërndarë mesazhe përkrahëse, duke pranuar se ai mund të jetë i rraskapitur dhe ka nevojë për pushim, por të tjerë nuk i kursyen komentet negative, shkruan DailyMail.

“Justin nuk po jep më as minimumin”, “600 dollarë për karaoke live? Jo faleminderit”, ishin disa nga komentet e ashpra në rrjetet sociale.

Sipas burimeve për Daily Mail, bashkëshortja e tij Jessica Biel është duke i bërë presion për të ndalur turneun, pasi ai është emocionalisht dhe fizikisht i rraskapitur.

Burime pranë çiftit thonë se edhe martesa ka ndjerë pasojat, me Jessica të shqetësuar për ndikimin që po ka ky ritëm mbi familjen e tyre dhe dy fëmijët e vegjël.

Përveç kritikave, në rrjet po shtohen zërat që kërkojnë një ribashkim të Justin-it me grupin NSYNC, duke theksuar se nëse ai nuk ka më dëshirë të performojë vetëm, atëherë duhet të rikthehet me ish-kolegët për të rikthyer emocionin e dikurshëm.

Ndërkohë, përfaqësuesit e Timberlake nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar për situatën. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/DailyMail