LAJMI I FUNDIT:

Juncker: BE do të përgjigjet nëse Trump vendos tarifa tregtare

Juncker: BE do të përgjigjet nëse Trump vendos tarifa tregtare

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se BE-ja do të përgjigjet nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendos tarifa në sektorin evropian të aviacionit.

Administrata e presidentit Donald Trump ka planifikuar të vendosë tarifa për importet evropiane me vlerë 7.5 miliardë dollarë, nga djathi gouda, te wiski e deri tek avionët e mëdhenj, duke filluar nga 18 tetori në formë kundërvënie ndaj subvencioneve të paligjshme të BE-së ndaj gjigantit të aviacionit Airbus, përcjell Telegrafi.


“Luftërat tregtare janë të lehta për t’u filluar, por ato përshkallëzohen shpejt dhe zakonisht përfundojnë keq. Kushdo që fillon një luftë tregtare do të përfundojë keq në anën e tij. Evropa gjithmonë do të mbrojë tregtinë e lirë dhe të ndershme, bazuar në reciprocitet”, tha Juncker.

SHBA vendos tarifa tregtare në vlerën 7.5 miliardë dollarë të mallrave evropiane
Lexo po ashtu SHBA vendos tarifa tregtare në vlerën 7.5 miliardë dollarë të mallrave evropiane

SHBA mori një dritë jeshile për këto taksa të importit nga Organizata Botërore e Tregtisë, e cila vendosi që Washingtoni mund të vendosë tarifat si kundërpërgjigje të subvencioneve të paligjshme që BE-ja me 28 vende i dha Airbusit në konkurrencën e tij me rivalin amerikan Boeing. /Telegrafi/