LAJMI I FUNDIT:

JUMBO, Oferta “1+1” dhe aktivitete për periudhën 24-26 nëntor!

JUMBO, Oferta “1+1” dhe aktivitete për periudhën 24-26 nëntor!

Nëntë vite më parë Jumbo filloi misionin e veçantë për të sjellë një eksperiencë të re blerjesh duke hapur dyqanin e parë në Prishtinë. Ky moment shënoi nisjen e një historie të suksesshme besimi, kënaqësie dhe shërbimi.

Gjatë këtyre 9 viteve, JUMBO ka prezantuar një shumëllojshmëri produktesh dhe opsionesh blerjeje, duke u bërë një destinacion i preferuar për grupmosha të ndryshme. Një prej elementëve kryesorë të suksesit është përzgjedhja e kategorive të produkteve që ofrohen. Nisur nga lodrat për fëmijë, kozmetika, produktet për shtëpi, shkollë dhe dekor dedikuar çdo sezoni apo feste, JUMBO ka krijuar një gamë të gjerë produktesh për të plotësuar nevojat e të gjithë klientëve.

Angazhimi i JUMBO-s për të sjellë standarde të larta të shërbimit ndaj klientit shtrihet përtej produkteve, pasi investojnë në trajnime për stafin në mënyrë të vazhdueshme. Ky përkushtim ndaj cilësisë dhe kujdesit ndaj konsumatorëve është shpërblyer me klientë besnikë dhe rritje të vazhdueshme. Sot, numërohen 7 dyqane JUMBO në disa qytete të Kosovës, duke përfshirë qytetet si Prishtina, Fushë Kosova, Prizreni, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë dhe Peja, të plotësuar me shërbimin online për një përvojë të rehatshme blerjeje nga komoditeti i shtëpisë.

Përgjatë këtyre 9 viteve, JUMBO ka konsoliduar lidhje të forta me komunitetin duke organizuar aktivitete dhe projekte bamirësie. Duke i dhënë rëndësi përmirësimit të cilësisë së jetesës së banorëve të Kosovës, JUMBO ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e vendit në shumë aspekte.
Pas 9 vitesh suksesi, tashmë JUMBO është një pjesë e pazëvendësueshme e jetesës së banorëve të Kosovës dhe për të festuar pikërisht këtë, nga data 24-26 Nëntor në të gjithë dyqanet JUMBO ju mirëpret për disa ditë të paharrueshme surprizash, eventesh dhe blerjesh. Në këto ditë të veçanta, JUMBO do të ofrojë një promocion të veçantë, për çdo produkt me etiketë ‘’1+1’’ të blerë merrni të dytin falas.

Ne i jemi mirënjohës secilit klient që ka marrë dhe ka dhënë buzëqeshje në JUMBO gjatë këtyre 9 viteve dhe prandaj kjo ditëlindje është e gjitha për ju!

Artikull i sponzorizuar