LAJMI I FUNDIT:

Julia Fox modeloi për markën Skims të Kim Kardashian përpara se të takohej me Kanye West

Julia Fox modeloi për markën Skims të Kim Kardashian përpara se të takohej me Kanye West

Julia Fox është një fanse e ish-it të saj dhe linjës së saj të modës.

Gjatë fundjavës, një fanse e Kardashian me sy shqiponjë theksoi në Reddit se ylli kishte pozuar me Skims në rrjee sociale.


Në vitin 2020, Fox ndau foto seksi të vetes së veshur me disa pjesë nga koleksioni Summer Mesh i markës së veshjeve.

Aktorja etiketoi Skims në foto, të cilat marka i ripostoi menjëherë për të promovuar linjën e saj të fundit..

Disa muaj para takimit të saj të parë me West, ylli i ekranit goditi Javën e Modës në Paris me të njëjtin fustan marramendës Jean Paul Gaultier që u pa tek themeluesi i KKW Fragrance në 2018 People’s Choice Awards.

Dhe që kur ajo filloi të takohej me reperin 44-vjeçar në fillim të janarit, Fox ka dalë duke u veshur nga shtëpia e modës Balenciaga, e preferuara e Kim dhe Kanye.

Fox gjithashtu e quajti veten një fanse “e palodhur” e Kardashians në episodin e 17 dhjetorit të ‘podcast-it’ të saj, duke thënë: “Unë e kam parë ‘Keeping Up’ që kur doli për herë të parë në vitin 2007, kur ishte e turpshme ta shikoje”.

Aktorja shtoi: “Unë doja që ata të ishin familja ime … Ndihesh sikur i njeh”. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë

Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë

Keshilla Modë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Mami! Po më dhemb koka!

Mami! Po më dhemb koka!

Prindër dhe fëmijë
Mosha gjatë së cilës fëmijët i shqetësojnë më së shumti prindërit

Mosha gjatë së cilës fëmijët i shqetësojnë më së shumti prindërit

Prindër dhe fëmijë
Rreziqet e internetit: Këshilla të sigurisë për prindërit, fëmijët dhe tinejxherët

Rreziqet e internetit: Këshilla të sigurisë për prindërit, fëmijët dhe tinejxherët

Këshilla për prindër
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori