LAJMI I FUNDIT:

”Jugohromi rrezikon fëmijët” (Video)

”Jugohromi rrezikon fëmijët” (Video)

Rreziku nga ndotja që krijon “Jugokromi” është tepër i madh. Mjeku Femi Vaiti, thotë se më së shumti janë të rrezikuar fëmijët. Ai thotë se pasojat nga helmi do të ndjehen më tepër në të ardhmen.
“Sa i përket ndikimit të ndotjes së ambientit në sëmundjet respiratore apo rrugëve të frymëmarrjes, dihet edhe veprimi i tyre ne rrugët e frymëmarrjes si pasojë e të cilëve paraqiten jo vetëm sëmundjet maligne apo karcinomi por edhe gjith sëmundjet tjera. Ndotja mjafton të jetë tre herë më shumë se sa normalja sepse nëse OBSH ka pru një normë për ndotjen e ambientit dhe përshkallëzimi rritja e saj ndikon që sa më shumë të jetë përqindja e ndotjes aq më shumë paraqiten sëmundjet respiratore jo vetëm sëmundjet kronike dhe maligne, por edhe ato akute. Edhe tek mosha fëminore paraqitja më e shpeshtë e sëmundjeve akute respiratore të cilat në afat më të gjat6ë kohor përgatisin të sëmurët që do jenë të sëmurët e ardhshëm dhe marrë në përgjithësi kjo do i kushtojë shoqërisë sonë”, deklaroi pët Tv Alsat-M dr.Femi Vaiti specialist pneumoftiziolog.

Edhe përkundër alarmeve të shumta nga ana e mjekëve, institucionet nuk kanë ndërmarrë asgjë për zgjidhjen e problemit. Banorët e Tetovës, kanë humbur shpresat se problemi mund të zgjidhet.


“Qeveria duhet ta zgjidhe këtë problem por nuk ka kush e zgjidh atje dhe përfundon gjithçka kot bëjnë muhabete dhe flasim. Ne vetëm ankoheni por kot sna pyet kush, nuk është puna e sotme kjo me Jugokromin”.

“Çka të ju them, organet kompetente që duhet ta bëjnë këtë gjë flejnë i ka zan gjumiurgjentisht ta mbyllin Jugokromin sepse me vite po gënjejnë se do i vendosin filtrat e në fakt nuk janë duke u vu edhe kësaj radhe do dështoj jam i bindur që do të dështojë. Jam shumë skeptik se ajo do të ndodh”.

“S’ka Qeveri cilës qeveri t`ia kërkojmë veç Qeverisë së Shqipërisë ti kërkojmë se e Maqedonisë jo. S’ka gjë prej kësaj, banorët kanë shumë tjera probleme dhe e kanë harruar frymëmarrjen”.

Edhe përkundër tentativa të shumta, televizioni Alsat M as nuk arriti të merr përgjigje nga drejtuesit e Jugokromit, nëse ka filluar vendosja e filtrave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori