Inxhinieri softuerik nga Koreja e Jugut, Jung Ki-young, i ka dhënë një lamtumirë të veçantë pensionimit të Internet Explorer, shfletuesi i internetit nga Microsoft.

Për të përkujtuar ‘shuarjen’ e këtij shfletuesi, ai shpenzoi një muaj dhe 314 euro për të projektuar dhe për të porositur një gur lapidar, që në të ishte logoja “e” si edhe emri “Internet Explorer”, transmeton Telegrafi.

Në këtë ‘gur varri’ ai shkroi: “Ishte një mjet i mirë për të shkarkuar shfletues të tjerë”.

Pasi memoriali u bë në një kafene të drejtuar nga vëllai i tij në qytetin jugor të Gyeongiu, një foto e gurit të varrit u bë virale.

Microsoft ka pensionuar Internet Explorer pas një periudhe 27-vjeçare, për t’u fokusuar në shfletuesin e tij më të shpejtë, Microsoft Edge.

Fundi i një epoke 27 vjeçare – që nga 15 qershori nuk do të ketë më Internet Explorer Fundi i një epoke 27 vjeçare – që nga 15 qershori nuk do të ketë më Internet Explorer

Jung tha se memoriali tregoi ndjenjat e tij të përziera për softuerin më të vjetër, që kishte luajtur një rol kaq të madh në jetën e tij të punës. /Telegrafi/