LAJMI I FUNDIT:

Fundi i një epoke 27 vjeçare – që nga 15 qershori nuk do të ketë më Internet Explorer

Fundi i një epoke 27 vjeçare – që nga 15 qershori nuk do të ketë më Internet Explorer

Ky muaj shënon fundin e një epoke pasi Microsoft vazhdon me planet për të hequr gradualisht Internet Explorer.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për shfletuesin, i cili pasi u lançua në 1995, ishte shfletuesi më i përdorur i internetit, duke arritur kulmin e tij në 2003 me rreth 95% të përdorimit.


Megjithatë, me rritjen e shërbimeve konkurruese si Safari i Apple dhe Chrome i Google, gjiganti i teknologjisë është “larguar” ngadalë duke hequr dorë nga shërbimi i tij klasik duke e zëvendësuar atë me Microsoft Edge, që thuhet se përmban siguri, privatësi dhe shpejtësi të përmirësuar.

Si i tillë, nga e mërkura, 15 qershor, Internet Explorer 11 – versioni i fundit kryesor i shfletuesit – nuk do të mbështetet më për pajisjet që operojnë në Windows 10 20H2 e më vonë.

Duke folur rreth kësaj vitin e kaluar, menaxheri i programit të Microsoft Edge Sean Lyndersay tha se “e ardhmja e Internet Explorer në Windows 10 është në Microsoft Edge”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
Kalo në kategori