Aktorja legjendare britanike, Dame Judi Dench, ka zbuluar arsyen e trishtueshme pse është tërhequr nga filmi dhe televizioni vitet e fundit.

Në moshën 90-vjeçare, aktorja që e filloi karrierën e saj në vitin 1957 si Ofelia në 'Hamlet' dhe u bë e famshme me rolin e M në serialin 'James Bond', po përballet me një problem serioz shëndetësor që e pengon të punojë.


Gjatë një karriere dhjetëvjeçare dhe të frytshme, Dench luajti në rreth gjashtëdhjetë filma, duke fituar një 'Oscar' për rolin e saj në "Shakespeare in Love" dhe çmime të shumta BAFTA për filmat "Iris", "Mrs. Brown" dhe "A Handful of Dust".

Dame Judi Dench

Vitet e fundit, Dench është tërhequr nga syri i publikut pasi u diagnostikua me degjenerim makular të lidhur me moshën (AMD), një sëmundje e syrit që përkeqësohet me kalimin e kohës.

Sipas burimeve mjekësore si WebMD, AMD shkaktohet nga dëmtimi i makulës, pjesës qendrore të retinës, dhe është shkaku kryesor i humbjes së përhershme të shikimit tek njerëzit mbi moshën 50 vjeç.

Ndërsa nuk shkakton verbëri të plotë, gjendja ndikon në mënyrë drastike në shikim.

Aktorja u diagnostikua me sëmundjen, e cila mund të jetë e trashëgueshme, në vitin 2012, dhe nëna e saj vuante gjithashtu nga një gjendje e ngjashme. /Telegrafi/