LAJMI I FUNDIT:

Ju që jeni mbipeshë, kujdes: Rrezik të humbni kujtesën

Ju që jeni mbipeshë, kujdes: Rrezik të humbni kujtesën

Njerëzit me mbipeshë kanë kujtesë më të dobët, është mësuar pas një studimi të publikuar në Journal of Experimental Psychology.

Testimet në 50 persona kanë bërë të ditur se të jesh në mbipeshë është i lidhur me dobësimin “episodik të kujtesës”, apo për përkujtimin e përvojave të kaluara.


Një studim nga “Quarterly Journal of Experimental Psychology” argumenton se ushqimi i tepërt mund të qojë drejt zvogëlimit të kujtesës, por megjithatë studimi konfirmon se aspektet e tjera nuk preken nga mbipesha, siç janë njohuritë e përgjithshme.

Studiuesit pohojnë se grupi i personave të analizuar ishte i vogël në numër, por megjithatë përfundimet e studimit përputhen me rezultate nga studime të ngjashme mbi ndikimin që ka pasha trupore tek aktiviteti mendor si marrja e vendimeve, zgjidhja e problemeve dhe emocionet.

Pesëdhjetë njerëz me një “Body Mass Index (Indeks i Masës Trupore – BMI)”, duke filluar nga 18 (të shëndetshme) deri në 51 (shumë të trashë), ishin pjesë në këtë test të kujtesës.

Ata duhej të fshihnin objektet në kohë të ndryshme dhe në skena të ndryshme, të cilat më pas janë shfaqur në ekranin e kompjuterit. Ata më vonë janë pyetur se çfarë kanë fshehur, ku dhe kur.

Testet rezultuan se njerëzit me mbipeshë kishin kujtesë për 15 për qind më të dobët se njerëzit e hollë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori