LAJMI I FUNDIT:

Ju është bllokuar kapaku i rezervuarit? Pamje që ju ndihmojnë si ta hapni pa e dëmtuar veturën

Ju është bllokuar kapaku i rezervuarit? Pamje që ju ndihmojnë si ta hapni pa e dëmtuar veturën

Nëse ndaleni në pompën e derivateve, ekziston mundësia që kapaku i rezervuarit të mos ju hapet.

Më poshtë ju tregojmë sesi duhet të reagoni në një situatë të tillë. Një “befasi” e tillë mund të na ndodhë gjatë dimrit, kur sistemi për mbylljen automatike të dyerve të ngrihet nga temperaturat e ulëta dhe të bllokohet.


Në këtë rast duhet të shmangni gjithsesi hapjen e dhunshme të kapakut, pasi me këtë veprim mund të dëmtoni mekanizmin për hapje automatike, transmeton Telegrafi.

Një “truk” mjaft interesant mund t’ju shpëtojë në raste të tillë. Fillimisht hapeni bagazhin e veturës dhe shikoni nën tepihun që zakonisht mbulon pjesën ku e mbajmë kabllon e çeliktë për tërheqje dhe gomën rezervë.

Në pjesën anësore (të djathtë) të veturës në bagazh, ekziston një kapak i vogël të cilin pasi e hapni do të shihni se gjendet një lloj kablloje.

Mjafton një lëvizje e vogël lartë-poshtë që kapaku i rezervuarit të hapet në mënyrë manuale – duke shmangur çfarëdo lloj dëmtimi në mjetin motorik. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Alfa Romeo Milano u prezantua më pak se një javë më parë, por tashmë ka pësuar një ndryshim të madh

Alfa Romeo Milano u prezantua më pak se një javë më parë, por tashmë ka pësuar një ndryshim të madh

Auto
Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Auto
BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

BMW së shpejti prezanton modelin më të shitur të saj, por me një pamje tjetër

Modelet e Reja
Shitet Vector M12 i rrallë, ishte vozitur edhe nga Jeremy Clarkson i Top Gear

Shitet Vector M12 i rrallë, ishte vozitur edhe nga Jeremy Clarkson i Top Gear

Auto
Qeveria italiane, kompanisë Stellantis: Vetura juaj quhet Milano, por ju e prodhoni në Poloni - nuk lejohet

Qeveria italiane, kompanisë Stellantis: Vetura juaj quhet Milano, por ju e prodhoni në Poloni - nuk lejohet

Auto
Alfa Romeo

Alfa Romeo "ringjall" një model që u hoq nga prodhimi

Auto
Kalo në kategori