LAJMI I FUNDIT:

Ju dhemb gjuri? Hiqni qafe presionin në 60 sekonda dhe ‘rinoni’ gjurin tuaj madje në 10 vjet!

Ju dhemb gjuri? Hiqni qafe presionin në 60 sekonda dhe ‘rinoni’ gjurin tuaj madje në 10 vjet!

Aftësia e kufizuar për të lëvizur siç është lakimi i gjunjëve ose kryqëzimi i këmbëve, përveçse e dhimbshme, është mjaft frustruese

Që dhimbja të mos përkeqësojë jetën tuaj të përditshme, mësoni menjëherë se si ta largoni dhimbjen dhe ta përmirësoni funksionalitetin e gjurit.


Gjithçka që ju nevojitet për të kryer këtë lëvizje shtrënguese është një peshqir, transmeton Telegrafi.

Instruktorja e jogës, Jill Miller, ka zbuluar një ushtrim tepër të lehtë dhe efektiv!

1. Uluni, merrni një peshqir, mbështilleni dhe vendoseni nën gjunjë dhe ‘shtyjeni’ sa më shumë në nyjë.

2. Vendoseni thembrën në buzën e një karrigeje apo divani dhe kapeni me duar një pjesë të këmbës poshtë gjurit dhe shtypeni drejt peshqirit.

Gjatë kryerjes së ushtrimit duhet të ndieni një tkurrje në pulpat dhe tejzat e gjurit që do të krijojë pak hapësirë në vetë nyjën e gjurit.

Relaksohuni dhe përsëritni lëvizjen. Bëni shtrirjen për 1 minutë, më pas ndërroni gjurin. Dhe një kohë kaq e shkurtër mjafton për të shtrirë gjurin dhe për të krijuar më shumë hapësirë në të dhe për të lehtësuar dhimbjen.

Kryerja e duhur e kësaj lëvizjeje është e rëndësishme në mënyrë që gjunjët tuaj të jenë gjithmonë në funksion të mirë, ndaj shikoni videon që shpjegon se si ta kryeni këtë lëvizje siç duhet, dhe se si ushtrimi ‘rinovon’ gjurin tuaj në 10 vjet!

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori