LAJMI I FUNDIT:

Joveski: Janë të pasakta vlerësimet personale të Gerkovskës për punën në Prokurorinë publike

Joveski: Janë të pasakta vlerësimet personale të Gerkovskës për punën në Prokurorinë publike

Prokurori publik i shtetit, Lubomir Jovevski, i vlerëson si të pabaza, të kota dhe të pasakta vlerësimet personale të zëvendëskryetares së Qeverisë, përgjegjëse për politika për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska, për punën e tij dhe për punën e Prokurorisë publike të paraqitura në ngjarjen e djeshme me rastin e Ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit.

“Në paraqitjen publike, në të cilën ajo ka marrë pjesë si bartëse e funksionit publik nga pushteti ekzekutiv, disa nga deklaratat, në dukje personale, nënkuptojnë ndërhyrje të drejtpërdrejtë në punën e Prokurorisë publike dhe e rrezikojnë pavarësinë e saj. Politika e qeverisjes së mirë në thelb duhet ta respektojë ndarjen e pushteteve dhe sundimin e ligjit”, reagoi Jovevski.


Në raportin e fundit për progresin e vendit nga Komisioni Evropian, prokurori publik thotë se nuk ka kritika ndaj Prokurorisë Publike, por përkundrazi se “ka progres mesatar në luftën kundër korrupsionit”, që sipas Joveskit, korrespondon me vlerësimin e përgjithshëm të gatishmërisë së shumicës së institucioneve në vend për të përmbushur kriteret evropiane.

Sipas Jiveskit, do të ishte më mirë dhe më e leverdishme nëse mjetet financiare të ndara për funksionimin e kabinetit përgjegjës për politikat e qeverisjes së mirë, të përdoren për luftë më efektive kundër korrupsionit, në vend që të shpenzohen për debate dhe konferenca me efekt të papërfillshëm.

“Si bartës i pozitës së Prokurorit publik, nuk kam të drejtë ta promovoj publikisht këtë tezë personale, sepse Qeveria ka konsideruar se një organ i tillë ka qenë i nevojshëm”, thuhet në reagimin e PP.

Në të ardhmen ai pret që zëvendëskryeministrja, në përputhje me pozitën që e kryen, të tregojë respekt të denjë ndaj punës së prokurorëve, për të cilët, siç thotë Jovevski, i vlerëson kategorikisht si njerëz pa integritet që kanë frikë edhe të votojnë”.

“Apeloj tek të gjithë politikanët që të përmbahen nga vlerësimet personale të bëra pa baza reale dhe të argumentuara dhe pa njohuri për gjendjen në Prokurorinë publike”, shtoi Jovevski.

Thotë se pohimet e zëvendëskryeministres se tashmë janë krijuar të gjitha kushtet për luftë efektive kundër krimit dhe korrupsionit nuk përputhen me gjendjen reale.