LAJMI I FUNDIT:

Joveski: Gruevski nuk e ka lëshuar vendin nga asnjë vendkalim kufitar, amnistia është vendim politik

Joveski: Gruevski nuk e ka lëshuar vendin nga asnjë vendkalim kufitar, amnistia është vendim politik

Në lidhje me amnistinë për pjesëmarrësit në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, prokurori publik, Ljubomir Joveski në intervistë për AIM-në tha se kjo është një akt politik dhe se nuk e komenton.

“Nëse kjo do të varej nga unë dhe nga prokurorja e cila procedon me lëndën, Vilma Ruskovska, kjo nuk do të ndodhte. Megjithatë ky është qëndrimi imi profesional, ndërsa Kuvendi gjatë miratimit të Ligjit ka vlerësuar në bazë të rrethanave të tjera për të cilat nuk jam i informuar. Prokuroria në mënyrë profesionale do të procedon deri në përfundim të lëndës. Por me duhet të them se procedura për amnisti ka sjell edhe disa sqarime në disa pjesë të ngjarjes. Deklaratat në gjykim, të deklaruara nga disa, tregojnë momentin nga përgatitjet e 27 prillit. I kuptoj reagimin e qytetarëve, por përsërisë se kjo është vendim politik. Prokuroria është e obliguar që ta pranojë ligjin”, tha Joveski.


Joveski foli edhe për arratisjen e Nikolla Gruevskit, ku tha se ai nuk e ka lëshuar Maqedoninë nga asnjë vendkalim kufitar.

“Prokuroria ka marrë masa për sigurimin e dëshmive, siç i kemi deklaruar më herët. Janë kërkuar dëshmitë nëpërmjet ndihmës të së drejtës ndërkombëtare nga organet kompetente të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Malit të Zi. Janë siguruar dëshmitë nga kamerat e rrugëve, pikë pagesave, kalimeve kufitare, si dhe rreth shtëpisë së ish-kryeministrit”, tha Joveski./Telegrafi/