LAJMI I FUNDIT:

Joshua merr një “ofertë të madhe” për të luftuar ndaj Furyt në Arabinë Saudite

Joshua merr një “ofertë të madhe” për të luftuar ndaj Furyt në Arabinë Saudite

Ekipi i Anthony Joshuas ka pranuar një “ofertë të madhe” për të luftuar ndaj Tyson Furyt, por kjo përballje duhet të jetë në Arabinë Saudite.

Njerëz me ndikim në Lindjen e Mesme janë të etur për të organizuar “Betejë Britanike” në mes të Furyt dhe Joshuas për titullin e padiskutueshëm.

Por, me Furyn të kontraktuar nga kompania Top Rank, ata mund të kërkojnë që ajo përballje të zhvillohet në ShBA, pasi katër luftimet e tij të fundit ishin në Las Vegas.


Tyson Fury rikthehet në majat e boksit, nënshtron Deontay Wilderin dhe ia rrëmben titullin
Lexo po ashtu Tyson Fury rikthehet në majat e boksit, nënshtron Deontay Wilderin dhe ia rrëmben titullin

Sidoqoftë, promoteri i Furyt, Frank Warren, ka pranuar se mund të organizohet meçi edhe në Lindjen e Mesme.

“Në një peizazh të ëndrrave duhet të jetë në Londër, por ata janë atletë profesionistë. Këta djem kanë karrierë të shkurtër, ata shkojnë aty ku janë paratë”, ka thënë fillimisht Warren.

“Nuk e di se ku do të zhvillohet. Kudo që vijnë më shumë para. Janë boksierët ata që futen në ring dhe ata do të bëjnë zgjedhjen”, përfundoi ai.

Gara e fundit e Joshuas, fitorja ndaj Andy Ruiz Jr, u mbajt në Arabinë Saudite dhe solli shumë të ardhura.

Promoteri i AJ, Eddie Hearn zbuloi se një ofertë ishte në tavolinë për të luftuar ndaj fituesit të meçit Fury-Wilder para përplasjes në Las Vegas, të cilën King Gypsy e fitoi me nokaut teknik në raundin e shtatë.

Eddie Hearn pas fitores së Furyt ndaj Wilderit: Nuk ka nevojë për trilogji, të shkojmë direkt për trofeun e padiskutueshëm
Lexo po ashtu Eddie Hearn pas fitores së Furyt ndaj Wilderit: Nuk ka nevojë për trilogji, të shkojmë direkt për trofeun e padiskutueshëm

“Ne kemi një ofertë të madhe për atë luftë që të zhvillohet. Është një mundësi e madhe. Ne kemi një partneritet aty në Arabinë Saudite”.

“Ata i vendosën paratë për luftën ndaj Andy Ruiz. Gjithçka që premtuan, ata i dorëzuan”.

“Ata e duan këtë luftë të madhe dhe kur të kenë atë lloj qëndrimi dhe mentaliteti, do të jetë e vështirë të mposhtesh”, ka thënë Hearn.

Renditja e re në peshat e rënda në boks: Fury rikthehet në krye  
Lexo po ashtu Renditja e re në peshat e rënda në boks: Fury rikthehet në krye  

AJ është vendosur të luftojë kundër bullgar Kubrat Pulev në Stadiumin e Tottenham Hotspur më 20 qershor.

Hearn gjithashtu tregoi më herët se Joshua mund të anulojë luftën me Pulev – duke dorëzuar njërin rrip për të zgjedhur përplasje të madhe ndaj Furyt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Arsyeja pak e njohur pse goli i rrallë që shënoi Neymar për Santosin quhet ‘Olimpico’

Ndërkombëtare
Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Tifozët e fyenin në kor, Neymar i hesht ata me një gol spektakolar nga rivënia e këndit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori