Aktori amerikan, Josh Duhamel dhe partnerja e tij, Audra Mari bënë debutimin e tyre në tapetin e kuq si çift i martuar gjatë premierës së “Bandit”, e cila u zhvillua në Teatrin Harmony Gold në Los Angeles të mërkurën në mbrëmje (21 shtator).

49-vjeçari dhe modelja 28-vjeçare duket se po e shfrytëzojnë në maksimum kohën para kamerave, teksa kanë pozuar disa foto gjatë eventit.


Në premierën e filmit ku luajti ylli I filmave ishin të pranishëm edhe disa figura të tjera nga industria e argëtimit.

62680701 11237791 In the past Duhamel and his now wife were first linked when they a 8 1663828132037

Duhamel dhe Mari të dy ishin të veshur tërësisht në të zeza, shkruan DailyMail.

Ylli i “Transformers” veshi një këmishë dhe kostum elegant me ngjyrë të zezë dhe një palë këpucë lëkure.

62680713 11237791 Former flame The performer was previously married to Fergie with a 9 1663828132046

Ndërkaq, partnerja e tij zgjodhi një fustan me mëngë dhe të shkurtër që i tregonte këmbët e saj të tonifikuara.

Veshja e ish-Miss World America kishte gjithashtu një shtojcë të vetme në formë të pantallonave që mbulonte pjesërisht këmbën e saj të djathtë.

62680719 11237791 Matching Duhamel and Mari both wore all black outfits with the f a 3 1663828131872

Mari i shtoi pak shkëlqim veshjes së saj me një gjerdan vezullues.

Duhamel dhe gruaja e tij dolën për herë të parë publikisht kur u fotografuan duke shkërbyer puthje në një aeroport në Toronto në vitin 2019.

62680721 11237791 Enjoying it The 49 year old performer and the 28 year old model  a 2 1663828131869

Kujtojmë që Duhamel më parë ishte në një lidhje më parë me Fergie, me të cilën u martua në vitin 2009.

Ish-çifti solli në jetën e tyre një djalë të quajtur Axl, nëntë vjeç, në vitin 2013 përpara se të finalizonin divorcin në vitin 2019.

62680697 11237791 Making it official Duhamel and Mari went on to tie the knot in h a 12 1663828132054

Aktori më vonë vazhdoi romancën me Marin dhe ai konfirmoi se ishte në një lidhje në janar të vitit 2020.

Çifti i lumtur pritën dy vite para se të njoftonin se ishin fejuar.

62680699 11237791 Onward and upward The actor later moved on with Mari and he conf a 10 1663828132052

Duhamel dhe Mari lidhën kurorë në qytetin e saj të lindjes Fargo të North Dakotas, në fillim të këtij muaji.

Përveç me bashkëshorten, Josh u fotografua gjithashtu me disa nga aktorët e kastit gjatë premierës së filmit të tij më të ri “Bandit”. /Telegrafi/

62680727 11237791 Hanging outDuhamel was also pictured with several of his costars a 11 1663828132053