LAJMI I FUNDIT:

Joseph: Deklarata politike shqiptare nuk është kërcënim për Maqedoninë

Joseph: Deklarata politike shqiptare nuk është kërcënim për Maqedoninë

Analisti amerikan, Edward Joseph, ka deklaruar për ”Zëri i Amerikës” në gjuhën maqedonase se Maqedonia gjendet në një situatë të kulmit të një krize artificiale, duke shtuar se problemet janë akumuluar që më herët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, kriza është e lidhur me refuzimin e OBRM-PDUKM-së që të pranojë të drejtën kushtetuese që opozita të formojë qeveri.


”Ajo (kriza) është e lidhur me kundërshtimin e OBRM-PDUKM-së që të pranojë të drejtën kushtetuese të opozitës për të formuar qeveri. Kriza kushtetuese, politike nëpër rrugët e Maqedonisë është gjeneruar nga OBRM-PDUKM-ja” shprehet Joseph.

Ai i konsideron si të papërgjegjshme thirrjet e Nikolla Gruevskit drejtuar njerëzve që të dalin në rrugë, gjoja për ta mbrojtur shtetin, sepse sipas analistit Joseph, nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm ndaj shtetit, por për tentim që të pengohet tranzicion demokratik i pushtetit.

Në lidhje me Deklaratën politike shqiptare, Edward Joseph vlerëson se është i pakuptimtë cilësimi se deklarata është një kërcënim i madh.

”Perceptimi se ajo është njëfar kërcënimi i madh – është i pakuptimtë. Secila qeveri, që nga pavarësia në Maqedoni, përfshirë edhe OBRM-PDUKM-në, kanë patur parti shqiptare. Lideri i BDI-së, që është në pushtet një kohë të gjatë, nga OBRM-PDUKM-ja u quajt dikur si terrorist. Dyftyrësi është nëse insistohet të konsiderohet në rregull që të bëhet një qeveri me BDI-në, por nuk është në rregull që opozita të mundet të bëjë koalicion me cilëndo parti shqiptare”, ka deklaruar Joseph./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori