Pas shkarkimit nga Roma në janar për shkak të rezultateve të dobëta, Jose Mourinho është pa punë.

Megjithatë, sipas portalit italian Calciomercato, ai është shumë afër që të bëhet trajneri i ri i gjigantit turk Fenerbahce.


Së fundmi është përmendur se një rikthim në Angli është i mundshëm, pasi dyshohet se kanë shfaqur interes Neëcastle dhe Manchester United dhe të pasurit nga Arabia Saudite do ta paguanin shtrenjtë ardhjen e “Special One”.

jose mourinho 1

Megjithatë, Jose tha se nuk nxitohet dhe se vendimin përfundimtar do ta marrë kur të jetë i sigurt se është i duhuri.

Calciomercato tani shkruan se Fenerbahce do të rrisë më tej presionin ndaj portugezëve nëse nuk e fitojnë titullin këtë sezon.

Në karrierën e tij, Mourinho ka drejtuar klubet më të mëdha botërore si Porto, Chelsea, Inter, Manchester United, Real Madrid, Tottenham dhe Roma. /Telegrafi/

telegrafi sport app