Jones luajti një rol vendimtar sonte përballë njërës ndër skuadrave më të forta në Ligën Ballkanike, sidomos në fazën e mbrojtjes ku arriti ta ndalte mjaftë mirë lojtarin e rrezikshëm kundërshtar, B. Heath.

I kontaktuar nga redaksia jonë menjëherë pas ndeshjes, Jones tha: “Kjo është një ndjenje tejet e bukur. Atmosfera ishte e jashtëzakonshme, më e mira”.


“Kjo ishte një dhuratë shumë e mirë për ditëlindjen time. Ne luftuam fortë dhe nuk u dorëzuam kurrë, ne e ngritëm tempon në pjesën e dytë dhe kështu e fituam ndeshjen”, u shpreh Jones ekskluzivisht për Telegrafin. /Telegrafi/  

 
telegrafi sport app