LAJMI I FUNDIT:

Johnson: Rusia duhet të tërhiqet nga çfarëdo veprimi ushtarak në Ukrainë

Johnson: Rusia duhet të tërhiqet nga çfarëdo veprimi ushtarak në Ukrainë

Kryeministri britanik Boris Johnson, ka deklaruar se Rusia duhet të “zmbrapset” nga çfarëdo veprimi ushtarak kundër Ukrainës, – duke theksuar se Britania do të qëndroj “përkrah” Kievit, shkruan BBC.

Gjatë një konference për media me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministri britanik tha se invazioni i Rusisë do të ishte “një katastrofë humanitare dhe politike” si dhe “katastrofë ushtarake”, transmeton Telegrafi.

“Koha është e rëndësishme”, tha ai duke akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për kaosin e krijuar përgjatë vijës kufitare me Ukrainën.


Ai gjithashtu pranoi se Putin po tenton të minojë “përfitimet e mëdha”, që erdhën pas shembjes së murit të Berlinit në vitin 1989.

“Një seri e sanksioneve dhe masave tjera po përgatiten nëse këmba e ndonjë ushtari rus kalon në territorin e Ukrainës”, tha Johnson.

“Është e rëndësishme që Rusia të tërhiqet dhe të zgjedh rrugën e diplomacisë dhe besoj se një gjë e tillë është e mundur. Jemi pro angazhimit në dialog, por edhe sanksionet i kemi gati”, shtoi kryeministri britanik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Anija kozmike private prek Hënën - imazhet tregojnë uljen e suksesshme të saj

Botë
Kalo në kategori