Drama historike ""Jeanne du Barry ", me personazh kryesor Johnny Depp në rolin e mbretit Louis XV , do të hapë Festivalin e 76-të të Filmit në Kanë.

Drama historike e regjisorit-aktores franceze Maiwenn "Jeanne du Barry", me Johnny Depp në rolin e mbretit francez Louis XV, është planifikuar për një premierë botërore në natën e hapjes së edicionit të 76-të të Festivalit të Filmit në Kanë, ka konfirmuar 'Variety'.


Organizatorët e festivalit francez njoftuan të mërkurën se edicioni i këtij viti do të fillojë me filmin me regji dhe me protagonist aktoren dhe regjisoren franceze, Maïwenn, ajo luan kurtezanen e preferuar të Louis XV, Jeanne du Barry.

johnny depp returns to the screen after 3 years with jeanne du barry at cannes 001 Foto: Getty Images

Filmi shënon rikthimin e Depp-it në aktrim pas një pauze tre-vjeçare pas betejës së tij të gjatë ligjore me ish-bashkëshorten Amber Heard , që kulmoi me një gjyq për shpifje të fituar nga Depp në dhjetor.

Filmi i gjashtë i Maiwenn, filmi i periudhës sillet rreth marrëdhënies së trazuar të mbretit francez dhe të dashurës së tij, Jeanne du Barry (luajtur nga Maiwenn), të cilën ai e solli në Pallatin e Versajës për të jetuar pranë tij edhe pse ajo nuk ishte fisnike.

deeppp Foto: Getty

"Jeanne du Barry" do të shfaqet premierë më 16 maj në Kanë dhe, duke iu përmbajtur traditës, do të shfaqet në të njëjtën ditë në teatrot franceze.

Festivali i Kanës njoftoi më herët se "Indiana Jones and the Dial of Destiny" dhe "Killers of the Flower Moon" e Martin Scorsese do të bëjnë premierën e tyre botërore në festival muajin e ardhshëm. /Telegrafi/