LAJMI I FUNDIT:

Johnny Cash dhe dashuria e jetës

Johnny Cash dhe dashuria e jetës

Në vitn 1994, Johnny Cash i kishte dërguar një letër dashurie të shoqes, me rastin e Shën Valentinit dhe ditëlindjes së saj të 65-të. Letra është si më poshtë:

“Po plakemi dhe po mësohemi me njëri- tjetrin. Mendojmë njësoj. I lexojmë mendjen njëri- tjetrit. E dimë se çfarë duam pa pyetur. Ndonjëherë e irritojmë njëri-tjetrin nga pak. Ndoshta ndonjëherë e marrim njëri-tjetrin si të dhënë. Por, ndonjëherë, si sot, meditoj për këtë dhe e kuptoj sa me fat jam që kam ndarë jetën me gruan më të madhe që kam takuar ndonjëherë. Ti më magjeps sërish dhe më frymëzon. Ti ndikon shumë tek unë. Je objekti i dëshirës sime, arsyeja numër një në botë për ekzistencën time. Të dua shumë!”


Johnny Cash u lind në vitin 1933 dhe ka vdekur në vitin 2003. Ai dhe June Carter Cash u martuan në vitin 1968. Martesa zgjati deri në vdekjen e tij. Para saj, në vitet 1954-68, ishte i martuar me Vivian Liberton gjatë viteve 1954 deri në 1968. /21Media/