LAJMI I FUNDIT:

Joga dhe meditimi i ndryshojnë gjenet

Joga dhe meditimi i ndryshojnë gjenet

Joga dhe meditimi mund të bëjnë shumë më shumë sesa t’ju ndihmojnë të ndjeheni të relaksuar. Një studim i ri shkencor sugjeron se këto dyja dhe ushtrimet tjera të ngjashme mund të shkaktojnë ndryshime në gjenet që ndërlidhen me shëndet të dobët dhe depresion.

Në letrën e tyre shkencore, të publikuar në “Frontiers in Immunology”, hulumtuesit britanikë kanë analizuar të dhënat e 18 studimeve të mëhershme – të cilat në total kanë përfshirë 846 njerëz – për efektet biologjike të meditimit, jogës, ushtrimeve të frymëmarrjes, Tai Chi-së, etj.


Së bashku, thonë autorët, këto ushtrime fizike duket se i shtypin rrugët gjenetike të cilat e promovojnë inflamacionin.

Inflamacioni mundet përkohësisht ta përmirësojë sistemin e imunitetit, dhe mund të ketë rol mbrojtës ndaj infeksioneve dhe lëndimeve, thonë autorët në letrën e tyre. Por në shoqërinë e sotme, ku stresi është kryesisht diçka psikike, përgjigja inflamatore e trupit mund të bëhet kronike dhe mund të shkaktojë çrregullim të shëndetit mendor dhe fizik.

Megjithatë, hulumtuesit kanë zbuluar se njerëzit të cilët i praktikojnë aktivitetet e mësipërme rregullisht kanë shenja më të vogla të inflamacionit, e gjithashtu ato ushtrime ndikojnë në reduktim të prodhimit të proteinave inflamatore.

Stili i jetës dhe ambienti mund të ndikojnë në atë se cilat gjene ndalen e cilat ndezen, dhe kjo mund të ketë efekte të vërteta në rrezikun e sëmundjeve, jetëgjatësinë, etj.

Gjenet e trashëguara nuk janë statike dhe aktiviteti i ADN-së mund të varet në gjërat të cilat njerëzit mund t’i kontrollojnë. Duke zgjedhur shprehi të shëndetshme çdo ditë, ne mund të krijojmë një model të aktivitetit gjenetik i cili është më i mirë për shëndetin tonë. Dhe, siç duket vetëm 15 minuta me joga apo meditim mund të mjaftojnë për këtë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla

Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla

Kopshtaria
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Kalo në kategori