LAJMI I FUNDIT:

Joe Biden të martën në Kosovë, takon vetëm Thaçin e Mustafën

Joe Biden të martën në Kosovë, takon vetëm Thaçin e Mustafën

Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden dhe Dr.Jill Biden, që do të vizitojnë Kosovën më 16 gusht do të zhvillojë takime dypalëshe me presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Gjithashtu, nën patronatin e Qeverisë së Kosovës, zëvendëspresidenti Joe Biden dhe Dr.Jill Biden do të shkojnë për vizitë afër kampit Bondsteel për të marrë pjesë në cermoninë e emërtimit të rrugës kushtuar djalit të tyre të ndjerë Joseph R. “Beau” Biden, III.


Këto janë temat për të cilat Biden po vjen në Kosovë
Lexo po ashtu Këto janë temat për të cilat Biden po vjen në Kosovë

Ndërkaq, në axhendën e dërguar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, Joe dhe Dr Jill Biden nuk do të takojnë asnjërin nga liderët opozitarë.