LAJMI I FUNDIT:

Joe Biden merr edhe dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

Joe Biden merr edhe dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19

Joe Biden mori dozën e dytë të vaksinës Pfizer/BioNTech para kamerave, si pjesë e një përpjekjeje nga administrata e ardhshme e presidentit të zgjedhur për të siguruar vendin për sigurinë e vaksinave.

Biden mori vaksninën në krahun e majtë nga Ric Cuming, kryeinfermiere në spitalin ChristianaCare në Christiana në Newark, Delaware, sipas ekipit në tranzicion të Biden, raporton cnn.

Vaksinimi i presidentit të zgjedhur vjen një javë para se të betohet si presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara dhe ndërsa pandemia e coronavirusit vazhdon të shkatërrojë kombin, transmeton Telegrafi.

Më shumë se 374,500 amerikanë kanë vdekur nga coronavirusi dhe rastet po rriten me shpejtësi në të gjithë vendin.

Biden mori dozën e parë të vaksinës muajin e kaluar drejtpërdrejt në televizionin kombëtar. Presidenti i zgjedhur shprehu besimin në vaksinat dhe inkurajoi amerikanët që të marrin një të tillë sa më shpejt që t’u vihet në dispozicion.

Vaksina Pfizer / BioNTech, ashtu si vaksina Covid-19 e zhvilluar nga Moderna, kërkon dy doza të administruara me disa javë larg për të arritur efikasitetin gati 95 për qind. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Abazoviq thotë se do të mbështesë Serbinë në ndeshjen kundër Anglisë

Abazoviq thotë se do të mbështesë Serbinë në ndeshjen kundër Anglisë

Mali i Zi
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Gruaja nga SHBA u deklarua fajtore dhe kaloi 43 vjet në burg, gjykata tani konstatoi se ajo është e pafajshme

Gruaja nga SHBA u deklarua fajtore dhe kaloi 43 vjet në burg, gjykata tani konstatoi se ajo është e pafajshme

Amerika
Zelensky: Aeroplanët luftarak F-16 do të arrijnë shpejtë në Ukrainë nga Danimarka

Zelensky: Aeroplanët luftarak F-16 do të arrijnë shpejtë në Ukrainë nga Danimarka

Evropa
Ushtria izraelite njofton një

Ushtria izraelite njofton një "pauzë taktike" në luftimet në Gazë

Botë
Katërmbëdhjetë jordanezë vdesin gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite

Katërmbëdhjetë jordanezë vdesin gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite

Azia
Kalo në kategori