LAJMI I FUNDIT:

Jodi mund të ndihmojë në luftën kundër obezitetit

Jodi mund të ndihmojë në luftën kundër obezitetit
istockphoto

Një ndër funksionet më të rëndësishme të jodit në organizmin e njeriut është ndikimi i tij në gjëndrën tiroide

Periudhën e ftohtë e karakterizojnë aktiviteti më i vogël fizik dhe kënaqja e shpeshtë me ushqim kalorik.


Shumicës u ndodh që, edhe pse i kushtojnë kujdes ushqimit dhe ushtrojnë rregullisht, rezultatet e dietës thjesht mungojnë, transmeton Telegrafi.

Kjo mund të ndodhë edhe për shkak që organizmit i mungon jodi. Një ndër funksionet më të rëndësishme të jodit në organizmin e njeriut është ndikimi i tij në gjëndrën tiroide. Funksionimi jo i duhur i këtij organi të rëndësishëm transmetohet në organe të tjera.

Edhe pse është gjëndra më e vogël me tajitje të brendshme, gjëndra tiroide është organi më i rëndësishëm endokrin.

Dr. David Browstein, mjek familjar dhe autor i 16 librave, në librin e tij “Jodi: përse është i nevojshëm”, shpjegon që organizmi ka nevojë për jod për të prodhuar sasi të mjaftueshme tiroksine (T4) dhe triodtironinë (T3), dy hormone pa të cilët nuk ka funksionim dhe zhvillim normal të trupit të njeriut. Është tiroksina që ndihmon në rregullimin e metabolizmit dhe shkallën e djegies së yndyrës.

shutterstock

Akumulimi dhe humbja e rëndë e peshës mund të jenë vetëm një nga shenjat e mosfunksionimit të gjëndrës tiroide të shkaktuar nga mungesa e jodit.

Mungesa e jodit në organizëm manifestohet me mungesë energjie, përqendrim të dobët, depresion, lodhje, rënie të flokëve dhe pamje jo të shëndetshme të lëkurës.

Trupi i njeriut nuk mund të prodhojë apo të ruajë jod, ndaj është e nevojshme të konsumohet çdo ditë.

Burimet më të mira të jodit janë peshqit detarë dhe algat.

Thithja e jodit gjithashtu mund të reduktohet duke ngrënë ushqime nga grupi i goitrogjenëve, të cilat përfshijnë lakër, lulelakër, lakër jeshile, lakrat e Brukselit, brokoli, mustardë, soje, fara liri, kikirikë dhe të tjera. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori