LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm Artetan – Conceicao akuzoi dy trajnerë të tjerë të Ligës Premier për ofendime

Jo vetëm Artetan – Conceicao akuzoi dy trajnerë të tjerë të Ligës Premier për ofendime

Trajneri i Portos, Sergio Conceicao tashmë ka akuzuar dy trajnerë të tjerë të Ligës Premier se e kanë fyer atë përpara se të bënte pretendimin e tij për Mikel Artetan.

Të martën, Arsenali kaloi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi mposhti skuadrën portugeze me penallti.

Emocionet ishin të kuptueshme gjatë përballjes, por pas ndeshjes, trajneri i Portos, Conceicao akuzoi Artetën se e kishte fyer me familje.


“Gjatë ndeshjes që ai (Arteta) u kthye drejt bankinës, duhet të jetë një gjë që e bëjnë trajnerët spanjollë sepse ishte e njëjta gjë me (Pep) Guardiolën, dhe ai ofendoi familjen time në spanjisht”, deklaroi Conceicao.

“Në fund i thashë të ketë kujdes, personi që ka fyer nuk është më me ne dhe i thashë që të shqetësohet për stërvitjen e ekipit të tij sepse ata kanë shumë cilësi individuale dhe ai duhet të bëjë më shumë dhe të jetë më i mirë”.

Siç përmendi Conceicao, ai ka akuzuar trajnerin e Manchester City, Guardiolën për diçka të ngjashme në të kaluarën.

Zbulohet çfarë i tha Arteta trajnerit të Portos që çoi në një sherr të tensionuar
Lexo po ashtu Zbulohet çfarë i tha Arteta trajnerit të Portos që çoi në një sherr të tensionuar

Pas humbjes së Portos në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve ndaj Cityt në tetor 2020, ai tha: “Ai (Guardiola) foli për vendin tonë (Portugalinë) duke përdorur fjalë të shëmtuara”.

“Qëndrimi i Guardiolës ishte jashtëzakonisht i pakëndshëm. E gjithë ndeshja e Manchester Cityt ishte sepse nëse dikush duhej të ishte ankuar, ishte bankina e Portos, sepse ne ishim jashtëzakonisht të mirë”.

Më vonë atë sezon, Conceicao bëri pretendime të ngjashme për trajnerin e atëhershëm të Chelseat, Thomas Tuchel.

“Unë u ofendova nga ky njeri (Tuchel) që është fqinji”, deklaroi ai pas ndeshjes së dytë çerekfinale të skuadrave. I thashë arbitrit kryesor se gjyqtari i katërt dëgjoi ofendimet. Anglishtja ime nuk është perfekte, nuk ka kuptim të flas për këtë. Nuk pati asnjë shkëmbim fjalësh sepse isha i fokusuar te loja, nuk e di pse ai reagoi.

“Por, unë nuk e kuptova shumë mirë. Kam dëgjuar disa ofendime, por e kaluar… nuk është e bukur dhe acarimi im në fund kishte të bënte me të. As që fola me të”, kishte thënë trajneri i Portos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori