LAJMI I FUNDIT:

Jo veç me Bislimin e Petkoviqin, Lajçak u takua edhe me Vuçiqin

Jo veç me Bislimin e Petkoviqin, Lajçak u takua edhe me Vuçiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot është takuar në Bruksel me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të  cilin ka biseduar lidhur me raundin e fundit të bisedimeve me palën kosovare.

Vuçiq ka thënë pas takimit se Beogradi vazhdon të insistojë në hapat konkretë për mbrojtjen e jetës së serbëve në Kosovë dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura.


“Kam folur me Lajcak për raundin e fundit të bisedimeve teknike midis Beogradit dhe Prishtinës dhe mënyrat për të qetësuar tensionet në terren. Serbia vazhdon të insistojë në hapa konkretë për të mbrojtur jetën e serbëve në Kosovë si dhe për zbatimin e marrëveshjeve të  arritura deri më tani”, tha ai në rrjetin social, transmeton Telegrafi.

Bislimi: Plani i BE-së për zbatimin e marrëveshjes është selektiv, i kushton më shumë vëmendje kërkesave të Serbisë
Lexo po ashtu Bislimi: Plani i BE-së për zbatimin e marrëveshjes është selektiv, i kushton më shumë vëmendje kërkesave të Serbisë

Takimi mes Lajçakut dhe Vuçiqit është zhvilluar në ditën kur i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, është takuar në Bruksel me kryenegociatorët e të dyja vendeve: Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Bisedimet u zhvilluan në nivel të kryenegociatorëve, por ato përfunduan pa një takim të drejtpërdrejtë ndërmjet delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës. /Telegrafi/