LAJMI I FUNDIT:

JO, NUK DUA TË MARR GJYSMËN

JO, NUK DUA TË MARR GJYSMËN

Poezi nga: Yevgeny Yevtushenko
Përktheu: Roland Gjoza

Jo, nuk dua të marr gjysmën e gjithçkaje.
Më jep tërë qiellin! Tokën e pafundme ma sill afër!
Detet, lumenjtë dhe ortekët malorë
Të gjitha janë te miat! S’pranoj asgjë më pak!

Jo, jetë, ti nuk mund të më gënjesh me një pjesë.
Le të jetë gjithçka, ose asgjë. Unë mund ta bëjë këtë, mund!
Nuk dua kurrsesi gjysmë lumturie
Dhe gjysmë trishtimi, nuk dua!

Megjithatë ka një jastëk që do ta ndaj përgjysmë
Aty ku shtypet butësisht faqja jote
Si një yll që këputet, një yll që shket shpejt
Unaza shkëlqen në gishtin tënd