LAJMI I FUNDIT:

Jeton Shaqiri ia merr kompetencat Bilall Kasamit për gjimnazin e Tetovës

Jeton Shaqiri ia merr kompetencat Bilall Kasamit për gjimnazin e Tetovës

Kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami e ka quajtur hakmarrje politike, marrjen sërish të kompetencave të komunës, mbi gjimnazin e Tetovës. Edhe pse nga ministria e Arsimit nuk japin detaje, megjithatë, këtë herë, Kasamit i merren të drejtat mbi gjimnazin Kirill Pejçinoviq, për shkak se nuk i ka lëshuar fondet gjimnazit të Tetovës.

“Me këtë ata vetëm se do e thellojnë mllefin e qytetarëve jo vetëm në Tetovë por gjithandej, sepse, me këtë ata vetëm se tentojnë të pengojnë punën time apo aktivitetin që e bëjmë për ndryshim të jetës së qytetarëve. Padia penale ndaj Drejtoreshës është ngritur konform gjetjeve të revizionit i cili ka konstatuar shkelje të rënda në menaxhimin me mjetet e shkollës. Dhe ne tash më nuk mund të marrim përgjegjësi që po të njëjtës drejtoreshë ti lëshojmë mjete financiare dhe të jemi pjesë e keqpërdorimeve, por po e përsëris, Ministri i Ramiz Merkos, me modelin e njëjtë si mentori i tij në Strugë dhe në universitetin ku ka qenë pjesë duan ta implementojnë në shkollat e Tetovës por këtë nuk do ua lejojmë”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.


Kasami është shprehur se lëndën do ta ankimojë, edhe pse sipas tij, nuk pritet të ketë ndonjë rezultat nga ankimimi në këtë drejtësi të kapur nga pushteti.

“Ministri i Merkos vendos ashtu si mentori i tij, kundër Ligjit. Në ligj shumë qartë thuhet se Ministri në momentin kur konstaton shkelje mund t’i merr ingterencat kreut të komunës, por jo më shumë se një vit. Ne e dimë se kjo është hera e dytë që merren ingerencat dhe ne do e ankimojmë lëndën, por është e kotë ankimimi në këtë sistem të drejtësisë të kapur nga ana e tyre, që duan që sistemin e Ramiz Merkos ta implementojnë edhe këtu, por qytetarët e Tetovës kanë vendosur ndryshe”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

Kompetencat kreut të komunës së Tetovës, sipas raportit i merren për 12 muaj në bazë inspektimit të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit të realizuar në maj në SHMK “Kiril Pejçinoviç”. Sipas raportit, kryetari i komunës Tetovë Bilall Kasami ka shkelur nenin 101 të Ligjit për arsim të mesëm, gjegjësisht nuk ia ka ndarë mjetet e dedikuara të bllok dotacioneve SHMK Kiril Pejçinoviç”.

Ndryshe, mollë sherri për marrjen e ingerencave vitin e shkuar, u bë pikërisht shkarkimi i drejtoreshës së gjimnazit të Tetovës dhe emërimi i një ushtruesi detyre, por pas këtij akti, Ministria e Arsimit dhe shkencës i mori ingerencat për emërim dhe shkarkim të drejtorit të gjimnazit të Tetovës dhe ktheu në karrigen drejtuese të këtij institucioni sërish drejtoreshën aktuale, Teuta Llalla./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Lajme
Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Lajme
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Kalo në kategori