LAJMI I FUNDIT:

“Jetimat e Ballkanit” ndërtojnë edhe pesë shtëpi në Malishevë

“Jetimat e Ballkanit” ndërtojnë edhe pesë shtëpi në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi me udhëheqësin e Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit, Halil Kastratin, për ndërtimin edhe të pesë shtëpive për familjet me kushte të rënda ekonomike dhe sociale dhe të cilat kanë kushte minimale banimi.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, do ta zbatojnë projektin e ndërtimit të shtëpive, sipas programit çelësat në dorë, ndërsa mjetet do të jenë në bashkëfinancim me komunën, ku Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, marrin përsipër që të marrin pjesë me mjete në shumën prej 75 përqind ndërsa Komuna e Malishevës, me shumën prej 25 përqind.

Ndërtimi i shtëpive, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, do të bëhet brenda vitit 2019. Kjo marrëveshje është bërë në kuadër të bashkëpunimit të mirë, në mes të Komunës së Malishevës dhe shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanik” dhe është vazhdim i ndërtimit të përbashkët të shtëpive për familjet në nevojë. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar Halil Kastratin dhe shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, për angazhimin e tyre, në ofrimin e ndihmës për rastet në nevojë, në Komunën e Malishevës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori