LAJMI I FUNDIT:

Jeta në qytet mund të jetë duke na shkaktuar probleme serioze shëndetësore

Jeta në qytet mund të jetë duke na shkaktuar probleme serioze shëndetësore

Jetesa në një qytet mund të jetë shumë e dëmshme për shëndetin, dhe nuk është fjala vetëm për zhurmën dhe ajrin e ndotur.

Jeta në qytet i bën njerëzit më të mjerë dhe krejt kjo për shkak të dritave dhe ndërtesave të larta, transmeton Telegrafi.


Profesori David Hillman nga Sleep Health Foundation thotë se dritat i pengojnë orët tona natyrale të trupit, gjë që ndikon në produktivitetin e përditshëm dhe shpinë në probleme mendore si depresioni.

Veç kësaj, jeta në qytet shkakton ndryshime edhe në gjak, e rritë rezistencën e insulinës dhe inflamacionin.

c7d77955ef309d60041299979b3ae349

Profesori thotë se drita e pamundëson prodhimin e melatoninës, hormon i cili kontrollohet nga ora e trupit.

Gjithashtu njihet si hormon i errësirës, pasi që posa të del dielli, prodhimi i melatoninës rritet dhe na bën të ndjehemi më të lodhur.

Rrjedhimisht, dritat e qytetit ndikojnë keq pasi që e pengojnë gjumin, dhe mungesa e gjumit shkakton probleme serioze në shëndet.

Më e keqja është se këto probleme nuk vërehen në afat të shkurtër kohor, por pas një kohe të gjatë, ndoshta edhe pas disa viteve.

Faktor tjetër që ndikon në netët e shumta pa gjumë, është edhe teknologjia.

Prandaj, një orë para se të flini, sigurohuni t’i keni fikur të gjitha paisjet elektrike, qoftë TV-ja, laptopi, celulari etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori