LAJMI I FUNDIT:

Jeta në Lladroc të Malishevës, aty ku banorëve u mungojnë vetëm odat (Video)

Jeta në Lladroc të Malishevës, aty ku banorëve u mungojnë vetëm odat (Video)

Lladroc është fshat i madh, i ndarë në lagje, me një formë karakteristike. Fshati shtrihet në kodra, male, ultësira e rrafshnalta. Të gjitha të strukturuara aq mirë.

Fshati Lladroc i Komunës së Malishevës, shquhet për tokën e pasur.

Driton Gegaj, është ndër fermerët e këtij fshati, i cili ka një numër të madh bagëtish.  Ai ka thënë, se jetesa në këtë fshat është e mrekullueshme.

“Jam fermer dhe merrem me lopë qumështore dhe me mish. Punojmë edhe tokën, mbjellim grurë dhe misër dhe puna shkon mirë. Ne merremi kryesisht me këtë veprimtari. Fshati i plotëson kushtet për këto punë pasi kemi ujësjellësin, rrugët e mira por kemi edhe bagëti dh për këtë arsye ne merremi me blegtori”, deklaron për RTV Dukagjini, fermeri Driton Gegaj.

Dritoni pjesën më të madhe të kohës e kalon në fermën e tij.

Ai me mjetet bujqësore, arrin që të mbjellë hektarë të shumtë, e të kujdeset për qindra kokë bagëti.

“Është ferma ime dhe këtu punojmë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Gjithsejtë kemi 37 krerë, ku prej tyre 15 janë lopë qumështore. Ndërsa tjerat janë bika dhe viça”, tregon Gegaj, përcjell Telegrafi.

Lladroci, ndryshe njihet edhe si fshat i pemëve, për shkak të numrit të madh të tyre.

Banori Arif Buqaj, i cili pjesën më të madhe të kohës, e kalon në arat e tij duke u kujdesur për qindra pemë, ka thënë se toka është shumë pjellore.

“Ky vend bën kumbullën, mollët, dardhat, pjeshkat, qershitë e kështu me radhë”, deklarohet banori Arif Buqaj.

Për dallim nga fshatrat tjerë përreth, ky vend ka një numër të madh të banorëve, i cili përbëhet nga më shumë se 200 shtëpi.

Ndonëse edhe këtu, traditat kanë ndryshuar.

Ndër më të moshuarit në këtë fshat, Fazli Zogaj, ka thënë se ndonëse traditat kanë ndryshuar, brenda fshatit harmonia ka mbet e njëjtë.

“Prej pleqve kemi dëgjuar që ku fshat ka filluar me tri shtëpia. Vendi është shumë i mirë, ajri është i pastër, uji është i pijshëm dhe pemët rritën mirë. Po na mungojnë odat që dikur kanë qëndruar burrat. Tash si janë shkollat, dikur ne kemi mësuar nga të moshuarit teksa flisnin nëpër oda”, thotë i moshuari Fazli Zogaj.

Mes frymës vjeshtore, fshati Lladrocë, përbën një bukuri në vete.

Fermeri Driton Gegaj, ka thënë se do të vazhdojë të kontribuojë në këtë fshat, me të mirat të cilat i posedon./RTV Dukagjni/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori