LAJMI I FUNDIT:

Jeta e një çifti në një shtëpi në ishull që ata e ndërtuan vetë

Jeta e një çifti në një shtëpi në ishull që ata e ndërtuan vetë

Njëzet vite më parë, një çift vendosi të provojë të krijojë shtëpinë e ëndrrave të tyre – një ishull lundrues vetmbajtës, i cili u lejon atyre të jetojnë plotësisht jashtë rutinës.

Kur dy njerëz bien në dashuri, ata ëndërrojnë të ardhmen e tyre së bashku, shtëpinë e tyre, jetën e tyre të përditshme, karrierën e tyre, fëmijët e tyre, ata të dy plaken së bashku.


Rreth 20 vite më parë, një çift kanadez, Wayne Adams dhe Catherine King filluan ndërtimin e shtëpisë së tyre, të quajtur “Freedom Cove”. Ishulli i tyre i vogël, privat, lundron në brigjet e ishullit Vankuver, Kolumbia Britanike dhe është ndërtuar në 12 platforma të veçanta lundruese. Krijimi i një ishulli lundrues të vetë-qëndrueshëm nuk ishte një detyrë e lehtë.

Vendbanimi është pikturuar me ngjyrë rozë dhe ka pesë sera, një galeri arti, një kat vallëzimi, një studio dhe një shtëpi për mysafirë.

Adams thotë se ata kanë bërë shumë gjëra të ndryshme në jetë dhe kanë pasur periudha të vështira, kështu që ata ishin “të përgatitur për sa ndryshe do të ishte jeta këtu”.

King thotë: “Ne donim të jetonim afër natyrës sepse si artistë kjo na frymëzon. Kjo është arsyeja pse vendosëm ta ndërtojmë këtë shtëpi lundruese. Ajo funksionon ekologjikisht, për të kufizuar sa më shumë që të jetë e mundur ndikimin e saj në mjedis “.

Ata hanë vetëm ushqim të freskët, 14 panelet diellore u sigurojnë atyre ngrohje dhe energji elektrike dhe ekziston një gjenerator në rast se ato prishen. Ajo siguron rreth 3.000 vat energji, që është e barabartë me rreth 12 orë dritë në ditë.

Megjithatë, çdo disa javë, ata udhëtojnë në qytet për të blerë gjithçka që u duhet. Siç thotë King, ata konsumojnë “mjaft pak dhe përpiqen të shmangin mbështjelljen e ushqimit sa më shumë që të jetë e mundur”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Rregullat e kursimit të parave që njerëzit e pasur i ndjekin

Rregullat e kursimit të parave që njerëzit e pasur i ndjekin

Këshilla Lifestyle
Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori