Në mesin e rrugëtimit të tij jetësor e në kulm të krijimtarisë, vdekja erdhi e befasishme. Teksa në rrugicën “Eduard Mano” mungojnë ecejaket e tij, buzëqeshja e fjalët dashamirëse që reflektonte njeriun e urtë, Arben Bajo, veprat e tij që struken në studion modeste e guximtare, bërtasin pavdekësinë e artistit. Figura njerëzore e humanizmi është kryefjalë e krijimtarisë së tij. Eleganca e nudove ndërthuret me ndjeshmërinë e psikologjinë e femrës, duke u shndërruar në poezi.
“Beni e konsideronte veten skulptor të figurës njerëzore. Gati 80 për qind të veprave të tij i takojnë figurës njerëzore, si asaj femërore dhe asaj mashkullore. Nudot i ka mbajt më gjatë në duart e tij. Silueta femërore për të ishte një motiv jete. Por, është edhe një nga skulptorët e rrallë që tregon veten pa doreza. Në ekspozitën e fundit që do bënte, një cikël ishte për njeriun dhe instinktin kafshëror, që jeton brenda tij i miksuar me mitologjinë greke, që është shtylla kurrizore e kësaj eksperience të re”, thotë kritiku i arteve pamore, Ermir Hoxha.
Hulumtimi në botën e brendshme njerëzore është i thellë edhe sa i përket mitologjisë. Anët e errëta, instinktet kafshërore që janë të mbështjella me trupat njerëzor i shpërfaq me një mjeshtëri të tille, që do ta kishte zili çdo artist bashkëkohor.
“Në fakt ne jemi para njërës prej këtyre veprave. Unë që jam studiues i arteve pamore e kisha të pamundur, që të gjeja një shembull të dytë të kësaj tipologjie figurative. Një artist që bën veten e tij, duke i mbivendos instinktin kafshëror, në rastin e kësaj figure jepet përmes brirëve, ku figura njerëzore po transformohet në një bishë”, shpjegon studiuesi.
Mes vështrimeve të mjegulluara prej trishtimit studentët, përpiqen të tregojnë pedagogun e tyre që u mësoi sekretet e zanatit. Dhe, në mes të studios, vepra e tij e papërfunduar që miklon daltën e lënë mënjanë. Studentët tanimë e dinë se s’duhet lënë më gjatë të presë…, kjo krijesë duhet të shikoje dritën.
“Këto ditë për ne që kemi qenë çdo ditë me të janë shumë të trishta. Ikja e tij ishte e papritur. Profesor Beni gjatë gjithë karrierës së tij në universitet zgjidhte studentët më të mirë, i merrte në studion e tij dhe i nxirrte në jetë. Do ta kujtoj si njeriun që ka bërë shumë për mua”, shprehet studenti i tij i skulpturës, Alem Toska.
“Në studio ndihet mungesa e tij. Mungon shpjegimi që ai na bënte. Puna e lënë përgjysmë, për ne është shumë e vështirë që ta derdhim pa të. Por, shpresojmë që të çojmë përtej në art atë që ai na dha”, thotë studenti i tij, Renato Kullolli.
Vdekja kobzezë i la Bajos, projekte pezull. Ekspozitën e planifikuar për në pranverë miqtë janë të vendosur ta realizojnë. Të tjerat u ndërprenë me mungesën e tij fizike, si realizimi i figurës së Ismail Kadaresë në vendlindje.
“Kishte në proces disa vepra publike. Një prej tyre ishte “Shëtitja”, që sa di unë do vendosej në Bulevardin e Ri të Tiranës. Por, bëhet fjalë edhe për një tjetër, një skulpturë për Kadarenë, e cila do të vendosej në Gjirokastër. Një projekt që Beni e donte shumë. Por do të na mbetet të gjithëve pishman, që nuk arritëm ta shikojmë të realizuar”, përfundon studiuesi.
Përjetësimi në skulpturë i personaliteteve shqiptarë, qe edhe një nga shkaqet që e rikthehu Bajon në atdhe, pas një qëndrimi të gjatë në Greqi. Arben Bajo, i urtë po asnjëherë indiferent ndaj zhvillimeve që preknin veçanërisht kulturën, ishte jo vetëm një nga artistët më të angazhuar, por edhe një nga të preferuarit e koleksionistëve. Vepra e tij, pret takimet me dashamirësit e artit elitar, sa kërkues të botës së brendshme, aq edhe sfidues të asaj sipërfaqësore e të lustruar. /Report TV/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Liria e së nesërmes”: A e njeh ky njeri rrugën e paqes mes Izraelit dhe Palestinës?
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm
PO NDIHEM NË TË NJËJTËN MËNYRË
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën