Jesus Vallejo mbetet te Granada edhe për një sezon

251:"MADRID, SPAIN - MAY 05: Jesus Vallejo of Real Madrid scores his team's second goal during the La Liga match between Real Madrid CF and Villarreal CF at Estadio Santiago Bernabeu on May 05, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images) 12:"Getty Images
Jesus Vallejo e ka vazhduar qëndrimin te Granada, ku do të mbetet i huazuar edhe për sezonin e ri.
Në një njoftim zyrtar të Los Blancos bëhet e ditur se mbrojtësi 23 vjeçar do të vazhdojë qëndrimin te klubi ku ishte i huazuar që nga muaji janar.
"Real Madrid CF dhe Granada CF kanë arritur marrëveshje për huazimin e lojtarit Jesus Vallejo për sezonin e ardhshëm, deri në 30 qershor 2021”, thuhet në njoftimin e Realit.

Futbollisti kishte shkuar të hënën te Granada për t’iu nënshtruar testeve mjekësore te klubi i ri para fillimit të përgatitjeve parasezonale.
Los Blancos deshën ta shesin Vallejon, mirëpo andaluzianët e donin vetëm në formë huazimi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
18/08/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































