Kohët e fundit, ish-mesfushori i Liverpoolit, pretendoi se kishte vëmendje nga femrat e tjera sepse ishte braktisur nga nëna e tij si fëmijë.

Por gruaja e Jermaine Pennant, Alice Goodwin, vërtetoi se ajo po qëndron e lidhur me të, duke e shoqëruar ish-futbollistin gjatë një udhëtimi të fundit në Marbella, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Modelja zeshkane, 33 vjeçe, tregoi figurën e saj mahnitëse në bikini të kuqe, teksa shëtiste në krah të të dashurit 36-vjeçar.

q1 2

Jermaine ishte veshur me një palë mbathje të zeza noti, duke siguruar që të gjithë sytë ishin mbi trupin e tij të ngjyrosur shumë.

Duke u shfaqur më të dashuruar se kurrë më parë, çifti mbanin duart ndërsa tundeshin në ujë.

q2 2

Ata u hodhën në ujë, ndërsa shkëmbyen edhe puthje, duke shuar kështu zërat për ftohje të raporteve mes tyre.

Në vitin 2018, Jermaine e gjeti veten në një skandal kur u pa duke u puthur me modelen Chloe Ayling gjatë një loje të rrotullimit të shisheve në "Celebrity Big Brother".

q3 2

Pas skandalit shkatërrues, Alice zbuloi se çifti kërkonte terapi dhe ajo vendosi t'i jepte burrit të saj një shans të fundit për të rikthyer raportet si dikur. /Telegrafi/

q4