LAJMI I FUNDIT:

Jepet premiera e dokumentarit “Ice on Fire”

Jepet premiera e dokumentarit “Ice on Fire”

Në Los Anxhelos është dhënë premiera e dokumentarit kushtuar ndryshimeve klimatike, “Ice On Fire”.

Sipas kanalit HBO, dokumentari shfaq inovacionet që synojnë reduktimin e karbonit në atmosferë, të cilat mund të hapin rrugën për një reduktim të rritjes globale të temperaturës dhe një përfitim për sistemet jetësore të planetit.

Aktori dhe aktivisti Leonardo DiCaprio, në premierë ishte me babanë e tij, George DiCaprio, i cili shërbeu si producent ekzekutiv, dhe me regjisoren Leila Conners.

“Ice On Fire” debuton më 11 qershor në HBO.