LAJMI I FUNDIT:

I jepet lamtumira gazetarit Kastriot Shehdadi

I jepet lamtumira gazetarit Kastriot Shehdadi

Me nderime të larta është varrosur sot ish-gazetari shumëvjeçar Kastriot Shehdadi, i cili ka qenë i angazhuar në disa mediume në Kosovë e Shqipëri e së fundmi ishte edhe pjesë e Zyrës për Informim në Komunën e Gjakovës.

Në ceremoninë e varrimit, të organizuar nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, morën pjesë qytetarë, kolegë e miq të Kastriotit, të cilët së bashku ndanë dhimbjen për humbjen e hershme të të ndjerit.


Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, e ka çmuar lartë veprën dhe kontributin e Kastriot Shehdadit, duke shtuar se me Kastriotin ishin miq që nga fëmijëria, për të vazhduar duke qenë bashkëpunëtorë deri në ditën e sotme.

Ai e ka vlerësuar Kastriotin si një profesionist, fjalëpakë por mjaft voluminoz në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të veta.

Fjalë miradije për personalitetin dhe përkushtimin, por në të njëjtën kohë edhe dhembje e pikëllim për humbjen e tij, kanë thënë edhe miqtë e bashkëpunëtorët e tij, veterani i gazetarisë nga Gjakova, Musa Kurhasku, gazetari nga Radio Tirana Jaho Margjeka dhe miku e gazetari nga Gjirokastra, Engjëll Serjani, të cilët thanë se vdekja e Kastriotit është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gazetarinë shqiptare, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij të shumtë.

Ndërsa, në emër të familjes Shehdadi, të pranishmin i ka falënderuar vëllai i të ndjerit Lekë Shehdadi.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori