LAJMI I FUNDIT:

I jepet lamtumira Bujar Nishanit, zyrtarë të lartë nga Shqipëria dhe Kosova marrin pjesë në ceremoninë shtetërore në Tiranë

I jepet lamtumira Bujar Nishanit, zyrtarë të lartë nga Shqipëria dhe Kosova marrin pjesë në ceremoninë shtetërore në Tiranë

Shqipëria organizoi sot një ceremoni shtetërore për t’i dhënë lamtumirën ish-presidentit të vendit, Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në Gjermani.

Në ceremoni e organizuar në mjediset e Presidencës në Tiranë morën pjesë familjarë, zyrtarë të lartë, politikanë dhe personalitete të shquara nga Shqipëria, Kosova dhe më gjerë, si dhe qytetar të Tiranës, të cilët shprehën homazhet e tyre në nderim të ish-presidentit.


I pari që zhvilloi homazhet sot ishte Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i shoqëruar nga vajza e tij, Bora Meta.

Gjatë fjalës së tij, Meta u shpreh  se Nishani punoi me përkushtim në mbrojtje të Kushtetutës.

Ditë zie kombëtare në Shqipëri, zhvillohet dita e dytë e homazheve në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani
Lexo po ashtu Ditë zie kombëtare në Shqipëri, zhvillohet dita e dytë e homazheve në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani

“Ai e shihte politikën si art dhe besonte se ishte instrument për të sjellë ndryshime. Ai besonte te demokracia dhe shteti ligjor. Presidentit Nishani i peshonte fjalë. Ai çmohej për thjeshtësinë në komunikimin publik. Do mbahet mend për qetësinë, forcën e argumentit. Si kryetar i shtetit ai punoi me përkushtim të radhë në mbrojtje të Kushtetutës. Ai punoi për të forcuar frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare në vend. Ai besoi deri në fund te demokracia”, tha Meta.

Edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kreu homazhe për ish-presidentin Bujar Nishani.

Osmani në një postim në Facebook shkruan se në emër të qytetarëve të Kosovës u përkul para arkëmortit të Presidentit, shtetarit të paepur, njeriut të urtë e dinjitar, qytetarit të ndershëm e atdhetarit të përkushtuar.

Në homazhe morën pjesë edhe ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Bamir Topi edhe ish-presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.

“Mund të them që ka qenë president i mirë i përkushtuar për detyrën dhe për të zbatuar kushtetutën. Më vjen keq për këtë humbje të parakohshme për një njeri që ka kontribuar për vendin tonë”, tha Moisiu në një prononcim për mediet.

Osmani: Ish-presidenti Nishani u angazhua tërë jetën për shtetin e kombin shqiptar
Lexo po ashtu Osmani: Ish-presidenti Nishani u angazhua tërë jetën për shtetin e kombin shqiptar

Teksa Topi u shpreh për mediet se, “sigurisht ishte një ditë e trishtuar për më tepër kur largohet në një moshë kaq të re duke i lënë një hidhërim të thellë familjes. E kam njohur rreth 22 vite më parë. La mbrapa një vepër shumë komplekse. I lehtë i qoftë dheu”.

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha për mediet se, “është një humbje e madhe për shtetin shqiptar. Ka ditur që të prezantoj Shqipërinë në më të mirën e mundshme. Ne nuk kemi qenë në të njëjtën kohë president të vendit, por e ndjej veten me privilegj që kam njohur një njeri kaq fisnik. Një humbje që do të mbahet mend me pjesën e qetësisë që ai mori me vete. I qoftë i lehtë dheu shqiptar”.

Gjithashtu dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të lamtumirës në nderim të ish-Presidentit Nishani.Berisha ishte i shoqëruar nga zonja e tij, Liri Berisha.

Nishani përcillet në banesën e fundit, Berisha nuk mban dot lotët
Lexo po ashtu Nishani përcillet në banesën e fundit, Berisha nuk mban dot lotët

Në homazhe mori pjesë edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ish-kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Nishani vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga COVID-19.

Në sallën “Skënderbeu” në Presidencë dhe dje u zhvilluan homazhe në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani.

Këshilli i Ministrave e shpalli ditën e sotme ditë zie kombëtare, në nderim të ish-presidentit. Gjithashtu në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike është ulur sot flamuri kombëtar në gjysmështizë.

Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani
Lexo po ashtu Vdes ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Pas orës 12.00 arkemorti me trupin e Presidentit Nishani, u shoqërua nga kortezhi mortor deri të Ura e Lanës, pastaj u nisë drejt varrezave të Sharrës, ku u zhvillua ceremonia e varrimit.

Ceremonia shtetërore u transmetua drejtëpërdrejt në faqen zyrtare në Facebook të Presidentit Ilir Meta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori