LAJMI I FUNDIT:

Pupovci: Në fund të vitit 2022 tërhiqem nga posti i zëvendësministrit, i kam njoftuar Kurtin dhe Nagavcin

Pupovci: Në fund të vitit 2022 tërhiqem nga posti i zëvendësministrit, i kam njoftuar Kurtin dhe Nagavcin

Zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Dukagjin Pupovci, këtë pozitë do ta mbajë vetëm deri në fund të vitit 2022.

Këtë e bëri të ditur për Portalin Dukagjini, derisa shtoi se arsyet e largimit  janë personale dhe se dorëheqjen e tij ua komunikuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci.


Pupovci, bëri të ditur se dorëheqjen formale nuk e ka paraqitur ende derisa t’i përfundoj disa punë që i ka filluar në MASHTI.

Ai theksoi se edhe pas largimit nga Ministria, do të jetë aktiv në fushën e arsimit.

“Është e vërtetë se kam planifikuar që deri në fund të vitit 2022 të tërhiqem nga posti i zëvendësministrit të MASHTI dhe këtë ja kam komunikuar Ministres Nagavci dhe Kryeministrit Kurti në tetor. Arsyet janë të natyrës personale. Për korrektësi, dorëheqjen formale nuk e kam paraqitur akoma, por këtë do ta bëj në kohën e duhur, kur t’i përfundoj edhe disa punë që i kam filluar dhe në koordinim me Ministren e Kryeministrin. Edhe pasi të jem larguar nga posti i tanishëm do të mbetem aktiv në fushën e arsimit”, ka deklaruar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Votimi pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, eskalon Daçiq

Lajme
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE

Lajme
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Këto janë shtetet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Kalo në kategori