LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje polici që voziti në drejtim të kundërt, në tentimin për të ndalë garat ilegale (Video)

Jep dorëheqje polici që voziti në drejtim të kundërt, në tentimin për të ndalë garat ilegale (Video)

T.J. Williamson nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, ka vozitur me shpejtësi në drejtim të kundërt, për të arritur në hapësirën ku po zhvilloheshin garat ilegale me vetura.

Ndonëse ishte i përkushtuar në punë, veprimi tij u konsiderua si i dëmshëm meqë çështja nuk ishte shumë urgjente dhe rruga tjetër ishte e hapur, transmeton Telegrafi. Për këtë arsye, ai ka dhënë dorëheqje deri në një vendim tjetër, ndërsa rasti është nën hetime.


Duke pasur parasysh faktin se ka shërbyer me shumë vullnet, dorëheqja nuk i është pranuar dhe pritet të kthehet së shpejti në punë. /Telegrafi/