LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje kryeministri rumun, Ludovic Orban

Jep dorëheqje kryeministri rumun, Ludovic Orban

Kryeministri rumun ka dhënë dorëheqje. Vendimi pasoi një humbje të ngushtë në zgjedhjet e djeshme në Rumani.

Ludovic Orban, udhëheqësi i Partisë Liberale Kombëtare të qendrës së djathtë (PNL), njoftoi dorëheqjen përmes televizionit pas rezultateve zhgënjyese të partisë së tij, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, me 95 për qind të votave të numëruara në zgjedhjet e së dielës, Social Demokratët e opozitës (PSD) kanë rreth 30 për qind të votave, të cilat mund të mos jenë të mjaftueshme për t’i lejuar ata të formojnë një qeveri, kujton euronews.

Më herët të hënën, Orban tha se bisedimet e koalicionit me Social Demokratët ishin jashtë diskutimit, por nuk dha një shpjegim të qartë se si partia e tij shpreson të arrijë një shumicë të re qeverisëse në parlamentin dydhomësh me 465 vende.

Opozita fiton zgjedhjet në Rumani
Lexo po ashtu Opozita fiton zgjedhjet në Rumani

Orban ka drejtuar qeverinë për pak më shumë se një vit dhe është një nga pesë kryeministrat që Rumania ka pasur në të njëjtin numër vitesh.

Ai u emërua kryeministër pas rënies së qeverisë Social Demokrate, e cila u kritikua ashpër nga BE për ndërhyrje në gjyqësor dhe skandale korrupsioni. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori