Jep dorëheqje anëtari i Kryesisë së AAK-së

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besim Demi, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.
Demi njoftoi për dorëheqjen e tij disa orë pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie.
“Nuk jam më pjesë e AAK-së”, ka shkruar Demi në Facebook.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, AAK-ja menjëherë ka mbajtur mbledhje të Kryesisë për të analizuar situatën e krijuar, meqë vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/12/2020
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































