2021 duket shumë mirë për Jennifer Lopez.

Superylli 51 vjeçar dëshmoi edhe një herë se mosha nuk është asgjë tjetër veçse një numër në një fotografi të re, të cilën e ndau në mediat sociale të mërkurën.


Ajo menjëherë pas Vitit të Ri, ka marrë një pushim për veten duke filluar mbarë në 2021.

37688986 9119849 image a 43 1609967334118 Jennifer Lopez (Foto: Instagram)

Jenny ka mahnitur së fundmi në një pozë të ndarë në Instagram nga plazhi, ku shfaqet me një palë bikini bordo.

Fotografia duket se u realizua nga poshtë, pasi ka vënë në fokus të pasmet e aktores së “Hustlers” të mbuluara me rërë.

Lëkura e nxirë e Lopez po shkëlqen krahas me rrezet e diellit përballë një qielli blu e me re të bardha.

37688984 9119849 image a 44 1609967337915 Jennifer Lopez (Foto: Instagram)

Duke qenë gjithnjë në trend me stilin, nëna e dy fëmijëve dukjen e ka kompletuar me një kapelë të ‘Christian Dior’ e me syze dielli.

Artistja amerikane edhe këtë herë rrëmbeu vëmendje me linjat e bujshme trupore, përkundër se ka kaluar të 50-tat.

J.Lo në anën tjetër pushimet është duke i kaluar me të fejuarin e saj, Alex Rodriguez. /Telegrafi/

37690020 9119849 image a 45 1609967349808 Jennifer Lopez (Foto: Instagram)