LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez tregon cili është sekreti i lumturisë

Jennifer Lopez tregon cili është sekreti i lumturisë

Jennifer Lopez i ka të gjitha: sukses, bukuri, familje, dashuri etj. Por siç i tha panelit të “The View“ të ndihet e përmbushur me veten” është gjëja më e rëndësishme që ka mësuar në 50 vite jetë

Jennifer foli haptazi për gjithë gjërat që ka mësuar që prej filmit të saj të parë 25 vite më parë, të titulluar “Selena”.

Ajo tha se “rrugëtimi drejt të qenit e përmbushur me veten” ishte mësimi më i vyer në jetë dhe e bëri të zbuloi kuptimin e lumturisë.

“Kam menduar gjithmonë se do të gjej lumturinë dhe dashurinë dhe një partner do të m’i falte të dyja. Pastaj kuptova që nuk funksionon ashtu,” tha Lopez. “

Duhet të jesh e lumtur vetëm, me veten. Nëse nuk vlerëson veten, nëse nuk ia di meritat, nuk mund të jesh e lumtur.”

Mos e konsumoni veten me çfarë mendojnë të tjerët, mos prisni t’ju japë dikush vlerësimin që kërkoni. Krijojeni vetë, ndihuni vetë pozitivë për veten, ndihuni të përmbushur, shpjegoi J.Lo.

“Jam e lumtur. Jetoj mirë. Jam njeri i mirë. Kam shokë e shoqe që mund t’i telefonoj që tani, të shkojmë diku dhe të bëjmë ç’të duam… Jam e shëndetshme. Kam fëmijë të mrekullueshëm,” tha Lopez. “Këto janë gjërat më me rëndësi.”

Jennifer rikthehet në ekranin e madh me “Hustlers,” një film ku shërbeu edhe si producente. Së fundi, ajo përfundoi turneun botëror “It’s My Party” për hir të ditëlindjes së saj të 50.

Ajo dhe i fejuari i saj, Alex Rodriguez, hodhën hapin e radhës teksa ishin me pushime në mars. Çifti nuk ka dhënë shumë detaje për dasmën, por deri tani dihet se do të jetë larg Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Dallimet mes fëmijëve që lexojnë në letër dhe atyre që lexojnë në ekrane digjitale

Lifestyle
Kalo në kategori